Transmetuar më 11-01-2019, 22:23

Stomaku reagon në mënyra të ndryshme ndaj ushqimeve të caktuara kur ai është bosh. Disa ushqime të shëndetshme nuk mund të hahen në këtë rast.

Ato mund të shkaktojnë diarre, dhimbje stomaku dhe shqetësime të tjera. Mësoni se cilat ushqime duhet dhe nuk duhet të hani me stomakun bosh.

Hani vezë- Studimet tregojnë se ngrënia e vezës në mëngjes redukton kaloritë. Mund t’i hani të skuqura ose të ziera.

Shmangni domatet- Ngrënia e domateve me stomakun bosh rrit aciditetin e tij dhe shkakton ulçerën.

Hani tërshërë- Tërshëra është përbërësi perfekt për mëngjes, i cili mbron murin e stomakut nga aciditeti.

Shmangni kafen- Pirja e kafesë apo çjajit me stomakun bosh mund të shkaktojë përzierje. Gjithashtu, ajo mund të nxisë aciditetin e lartë të stomakut. 5

Hani boronicat- Boronicat janë të mrekullueshme për mëngjes. Ato nxisin funksionimin e metabolizmit, rregullojnë presionin e gjakut dhe përmirsojnë kujtesën.

Shmangni pijet me sheqer- Pijet me sheqer, përfshirë lëngjet nxisin dëshirën për të ngrënë.

Hani arra- Arrat ulin rriskun e shfaqjes së ulçerës sepse normalizojnë nivelin e pH në stomak.

Shmangni kosin- Kosi përmban shumë acid dhe i bën shumë keq stomakut nëse e përdorni në mëngjes.