Transmetuar më 12-01-2019, 19:40

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e ish-Kënetës.

Mësohet se 2 persona (këmbësorë), janë përplasur për vdekje nga një automjet tip "Benz".

Policia mësohet se ka ndaluar drejtuesin e mjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin.

Ndërkaq po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./a.k/noa.al/