Transmetuar më 12-01-2019, 20:47

Autoritetet në Britaninë e Madhe kanë lënë në arrest me burg një të ri shqiptar.

Ai është 22-vjeçari Armelind Rexha, që kishte shkuar në Angli për të studiuar.

Por duket se jeta e tij mori një rrjedhë tjetër teksa filloi të bëhej kultivues droge.

Mediat britanike raportojnë se i riu shqiptar u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg, pasi akuzohet për mbjelljen e 800 bimëve kanabis.

Aktivitetin e tij të kundraligjshme i riu shqiptar e zhvillonte në banesën e tij, ku kishte krijuar dy dhoma të posaçme për kultivimin e bimëve narkotike.

Avokati i shqiptari argumentoi se 22-vjeçari kishte nevojë për të ardhura që të përballonte studimet Master, duke shtuar se shqiptari e ka pranuar fajin. /k.k/noa.al/