Transmetuar më 12-01-2019, 21:36

Familja e një biznesmeni është shokuar nga grabitësit me maska në Shkozet të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku pre e hajdutëve ra banesa e një biznesmeni transporti.

Nga të dhënat e para, dyshohet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro.

Grabitësit, nën kërcënimin e armëve, mësohet se kanë lidhur personat e pranishëm në banesë dhe kanë marrë paratë.

Para se të largoheshin, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje. /k.k/noa.al/