Transmetuar më 12-01-2019, 22:38

Kjo e shtunë prodhoi ngjarje të rënda këtë pasdite dhe në orët e mbrëmjes.

Pas aksidentit me dy të vdekur dhe grabitjes së banesës së një biznesmeni, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur.

Këtë herë bëhet fjalë për grabitjen e një shoferi, të cilit i vodhën makinën në Fushë-Krujë.

Policia thotë se dy persona të maskuar kanë grabitur një makinë Benz me targa AA046TA.

Ngjarja rreth orës 21:30, ndërsa dy autorët i drejtuan armën drejtuesit të mjetit dhe i morën makinën.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. /k.k/noa.al/