Transmetuar më 23-01-2019, 20:35

Moderatorja shumë e njohur dhe e dashur për publikun, Einxhel Shkira, së shpejti do të rikthehet në ekran, ku do t’i bashkohet moderatorëve të programit “E diell”.

Megjithëse shpesh është bërë kryefjala e mediave rozë, Einxhel është munduar t’a mbajë larg syrit të mediave jetën e saj private.

Mirëpo së fundmi, ajo ka vendosur të prezantojë për herë të parë dashurinë e jetës së saj.

Në disa postime në Instastory, Einxhel ka treguar se është kokë e këmbë e fiksuar me futbollistin Emre Can, me të cilin ka bashkuar fotot dhe ka ndarë me ndjeksit momente nga dasma e tyre.