Transmetuar më 25-01-2019, 11:30

Mund të jesh i famshëm sa të duash, mjafton një shkujdesje në pamje dhe askush nuk ti hedh sytë.

Në metronë e Uashingtonit, SHBA, një violinist me kapele bejzbolli në kokë po luante disa pjesë nga Bach.

Para tij për 45 minuta kaluan 1097 persona, por vetëm shtatë persona u ndalën dhe e dëgjuan për pak momente.

Pas kësaj, ai mblodhi shaminë që kishte hapur në tokë për bakshishet dhe numëroi 32 dollarë. Hipi në taksi dhe u nis drejt sallës së koncerteve më të famshme në Uashington, ku kishte shfaqjen e radhës. Megjithëse bileta më e lirë kushtonte 100 dollarë, salla ishte plot e përplot…

Sepse ai ishte fituesi i çmimit ‘Granmy’ Joshua Bell dhe violina e tij ishte një ‘Stradivarius’ 300 vjeçar, që kushtonte të paktën 3.5 milion dollarë.

Por me sa duket në ditët tona, imazhi është gjithçka!