Transmetuar më 07-02-2019, 14:33

Ishte xheloze për vajzën e njerkës së saj, kështu që bëri seks me të atin. Travis Fieldgrove, 39 vjeç, lejoi që vajza e tij Samantha Kershner, 21 vjeçe, të bënin seks bashkë, pas ftesës së kësaj të fundit.

Vajza ishte xheloze për vajzën e njerkës dhe mendonte se mes tyre kishte diçka. Kështu për të fituar vëmendjen e të atit, vendosi që të bënte seks me të, madje edhe u martua tetorin që lamë pas. Kur historia u zbulua, babë e bijë u arrestuan.

Vajza nga Nebraska, SHBA, ishte rritur pa të atin, deri kur në vitin 2015 kishte vendosur që ta kërkonte dhe nisi që të shoqërohej me të.

Në vitet pasuese ata patën një raport normal babë e bir, deri kur 21-vjeçarja nisi të bëhej xheloze për vajzën e njerkës, aq sa vendosi të bëjë seks me babanë biologjik.

Duke qenë se inçesti në Nebraska nuk lejohet, pas martesës ata bënë testin e ADN-së ku u zbuluan se burrë e grua, në të vërtetë ishin babë e bijë, shkruan noa.al.

“Ishin në dijeni të lidhjes biologjike para se të nisnin marrëdhënien intime, dhe pasi mësuan që ndaj tre po bëheshin hetime u martuan”, tha gjyqtari, i cili e dënoi çiftin këtë të martë me nga 8 vite burg secilin. Ishin të afërmit e tyre ata që sinjalizuan policinë mbi gjithçka kishte ndodhur. /a.y/noa.al