Transmetuar më 14-02-2019, 08:24
Foto ilustruese

Grabitet bankomati i një banke të nivelit të dytë në Shijak. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ende pa zbardhur e enjtja.

Autorët e dyshuar me anë të forcës, kanë arritur që të marrin një shumë të konsiderueshme parash.

Grabitja e bankës është pikasur vetëm në mëngjes, duke u lajmëruar policia.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa hetimet janë në vijim.

Pritet të bëhet këqyrja e ambienteve përreth, për të zbuluar më shumë lidhur me autorët dhe grabitjen. /a.y/noa.al