Transmetuar më 15-02-2019, 21:59

Një person ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në qytetin e Patosit. Ngjajra ka ndodhur në orën 21:15, ku i lënduari është një 53-vjeçar.

Ai është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Burri ka marrë dy plagë në kraharor dhe mësohet se ka shkuar vetë në spitalin e Patosit.

Po punohet për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.

Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën.  /k.k/noa.al/