Transmetuar më 17-02-2019, 07:56

Mbrëmjen e djeshme ishin të ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi. Dyshja e famshme e mbajtën për një kohë të gjatë të fshehtë lidhjen e tyre, mirëpo tashmë çdo gjë është e qartë: ata janë bashkë. Madje dashuria e Gencit qenka shumë e madhe.

Në promon e emisionit, zbulohet edhe tatuazhi që Genci ka bërë për Enin. Në fakt nuk është dedikim, por fytyra e saj në krahun e tij. Kjo është vërtet diçka e veçantë që pak persona e bëjnë…

Gjithashtu ata kanë rrëfyer se si janë njohur me njëri-tjetrin. “Jemi njohur si artistë në distancë. Unë e kam ndjekur punën e Enit, Eni e ka ndjekur punën time.

Pastaj u njohëm në një koncert në Amerikë. Kemi pasur disa koncerte të suksesshme atje. Pastaj vazhduam të komunikojmë. Ky ishte fillimi i njohjes”,-u shpreh Genci.

Nga ana tjetër, Eni ka treguar se njerëzit kishin kuriozitet për të mësuar më shumë për lidhjen e tyre.

“Njerëzit kanë shumë kuriozitet, por ne pa e ditur vetë ishim apo nuk ishim të lidhur, e dinin të tjerët”,-u shpreh Eni.