Transmetuar më 17-02-2019, 13:16

Vlora u trondit nga të shtënat me armë zjarri në mesditë, ku si pasojë u vranë dy persona dhe një tjetër u plagos.

Mësohet se viktimat janë Aurest Rexho dhe Arjan Hasani, ndërsa një i tretë ka mbetur i lënduar Armando Sulejmani, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të autorëve, teksa në fshatin

Sherisht është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Të tre personat kanë qenë në një makinë. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, por dyshohet se një konflikt i çastit percipitoi në masakër. /k.k/noa.al/

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dy të vrarë dhe një i plagosur