Transmetuar më 23-02-2019, 13:02
Foto ilustruese

Një person në Shkodër, qarkullon me armë zjarri në qytet.

Mësohet se ai është arrestuar në flagrancë nga policia gjatë ditës së sotme.

Në pranga mësohet se ka rënë S.K., 54-vjeç, banues në lagjen "Daniel Matlia".

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen "Bahçallëk", gjatë kontrollit personal iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip Ekol Viper 4.5, pa fishekë.

54-vjeçari u sekuestrua në Polici për hetime të mëtejshme.

Arrestimi i tij u krye nga strukturat e Forcës së Posaçme "Shqiponja" në Shkodër./a.k/noa.al/