Transmetuar më 23-02-2019, 19:09

Erëra të forta kanë përfshirë thuajse gjithë territorin që prej mbrëmjes së djeshme, duke shkaktuar edhe probleme.

Më të rëndat ishin ato të përmbysjes së katër kamionëve, por për fat të mirë pa pasoja në njerëz.

Makinat e tonazhit të rëndë u rrëzuan si pasojë e erës së fortë në aksin rrugor Lezhë-Mabë.

Situata mbetet e rënduar edhe në orët e pasdites, çka ka detyruar autoritetet që të pezullojnë lëvizjen e kamionëve me mbulesë në këtë segment.

Apeli shkon për drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në këtë aks dhe në rrugën Tepelenë-Fier. /k.k/noa.al/