Transmetuar më 28-02-2019, 17:45

Kosova dhe Serbia kanë ndaluar dialogun mes tyre pas taksës 100 % që vendosi Prishtina.

Edhe pse në deklarata duket se ekziston vullneti për të normalizuar raportet, ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Së fundmi, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, në një panel të organizuar nga Ambasada norvegjeze në Beograd, ka folur për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pasi më vonë do jetë më e vështirë.

Sipas Daçiç, është në interesin e dy popujve më të mëdhenj në Ballkan, që të gjejnë një rrugë të përbashkët, duke bërë thirrje që serbët dhe shqiptarët të ndihmojnë njëri-tjetrin. /k.k/noa.al/