I riu shqiptar Elton Sefa hodhi anglezin nga çatia, jehonë në mediat britanike
Transmetuar më 03-03-2019, 13:18

Në Londër, mediat kryesore vendase po i bëjnë jehonë orët e fundit, kapjes së një të riu shqiptar në Durrës, nën akuzën e vrasjes së një ndërtuesi britanik.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Elton Sefa, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj – Shijak, raporton noa.al.

I riu u arrestua nga drejtoria e Policisë së Durrësit pardje më 1 mars, në kuadrin e operacionit të koduar “Eagle”.

Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi në 17 prill të vitit të kaluar.

Biznesmeni britanik John Woodward u gjet i vdekur poshtë një godine në të cilën po punonin.

John Woodward, 47, was found dead on a construction site in the capital's Hatton Garden diamond district in April 2018

Ngjarja fillimisht u mendua si aksidentale.

Por hetimet e kryera nxorën në pah faktin se i ndjeri ishte hedhur nga pallati pasi ishte shtyrë nga një person.

Investigimi i kryer solli zbardhen e krimit dhe identifikimin e autorit, djaloshit kukësian që jetonte në Shijak.

Pas krimit të kryer, në kushtet kur ai nuk ishte zbardhur ende, emigranti shqiptar Elton Sefa arriti të largohet lehtësisht nga Mbretëria e Bashkuar dhe erdhi në Shqipëri.

Elton Sefa

Elton Sefa u rikthye në Xhafzotaj, por qëndrimi në liri u kthye në çështje kohe, sepse policia shqiptare e arrestoi dhe tani ai është në qelitë e Durrësit, në pritje për t’u ekstraduar në Londër.

Pressman Mastermelts building

Policia britanike tha se Woodward vdiq pasi u plagos në çatinë e ndërtesës Presman Mastermelts në Hatton Garden më 17 prill të vitit të kaluar, duke shtuar se 47-vjeçari ishte duke punuar atje si ndërtues.

“Viktima, fillimisht mendohej se kishte rënë, por ekzaminimi zbuloi se ai kishte vdekur si rezultat i goditjeve në kokë”, – shtoi policia britanike, duke pohuar se mbeten të paqarta shkaqet që e çuan të riun shqiptar për të vrarë ndërtuesin 47-vjeçar.

John Woodward

John Woodward

Policia e Shtetit sqaroi se arrestimi i të riut u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Elton Sefa, 23 vjeç, u arrestua pasi autoritetet gjyqësore britanike kanë përcjellë kërkesën për lokalizimin dhe arrestimin e tij, në bazë të Urdhër Arrestit të datës 05.01.2018 të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster/Mbretëri e Bashkuar, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

I riu që u vu pardje në pranga, Elton Sefa, është rezultati i parë pas Marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me Ligjin nr. 93/2017 që plotëson Konventën Europiane të Ekstradimit të vitit 1957. /noa.al/

Loading...
Loading...