Njohja e Kosovës nga Serbia, Beogradi kërkon diçka në këmbim
Transmetuar më 05-03-2019, 18:18

Njohja e Kosovës nga ana e Serbisë nuk është një proces i cili mund të kalojë thjeshtë, kjo edhe për faktin e shumë pretendimeve që ka Beogradi zyrtar.

Së fundmi, Presidenti serb ka folur për Agjencinë e Lajmeve ANSA, ku ka thënë se para se Serbia të njohë Kosovën, duhet të marrin diçka në këmbim.

“Së pari, duhet të gjejmë kompromisin. Nuk mund ta njohim Kosovën pa fituar asgjë. Jam i sigurt se me ndihmën e miqve evropianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerikës, Kinës dhe vendeve të tjera, mund të arrijmë një zgjidhje”, deklaroi Vuçiçi.

Aktualisht Prishtina dhe Beogradi po kalojnë një fazë ngrirjeje të dialogut, kjo menjëherë pas vendosjes së tarifave prej 100% për mallrat e Serbisë.

Edhe pse presioni ndërkombëtar ka qenë dhe vijon të jetë prezent, që Kosova ta heqë këtë tarifë, Kryeministri Haradinaj nuk tërhiqet. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...