StreamOn nga Telekom – paketa ekskluzive dedikuar videove
Transmetuar më 12-03-2019, 12:07

Për herë të parë, një paketë dedikuar videove me StreamON nga Telekom.

Falë bashkëpunimeve ekskluzive të Telekom Albania, StreamOn ju mundëson të kaloni orë pafund në platformën më të madhe të videove në botë dhe me serialet, dokumentarët dhe filmat e Netflix, direkt në celular, kudo ku ndodheni.

Ky shërbim vjen për herë të parë në Shqipëri si pjesë e fushtatës "Lidhemi me një të tashme më të mirë" dhe si risi dedikuar atyre që kanë pasion streaming e videove në celular.

Me aktivizimin e paketës deri në 20 GB, abonentët me parapagesë nuk konsumojnë as edhe një MB nga njësitë e paketës aktuale që kanë aktivizuar.

StreamOn ofrohet me një çmim promocional prej 1,200 Lek, dhe mjafton të kaloni në një prej dyqaneve Telekom apo të përdorni aplikacionin My Telekom për të aktivizuar paketën.

Telekom është i pari operator celular që ofron StreamOn, duke u diferencuar si lider novator në treg.

Më shumë informacion mund të gjeni në videon e mëposhtme.