Parashikimi i motit, e mërkurë 13 mars 2019
Transmetuar më 12-03-2019, 14:02

Tiranë, NOA.al- Kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë motin në territor deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje të vendit.

Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore të cilat gjatë natës do të shtrihen gradualisht në të të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 2°C gjatë mëngjesit duke shënuar -4°C.

Por mesdita rrit temperaturat në zonat malore ndërsa maksimumi në rang vendi do shënojë 17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h gjatë paradites por pasditja dobëson ndjeshëm erën në territor ndërsa drejtimi i erës paraqitet kryesisht Verior duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë. /a.y/noa.al