Tirana humb përballë Kastriotit, tension në fund të ndeshjes
Transmetuar më 17-03-2019, 16:33

Skuadra e Tiranës humbi përballë Kastriotit në Krujë, në një takim ku vendimet e arbitrit u kontestuan shumë nga kryeqytetasit.

Një penallti e akorduar në minutën e 27 ishte vendimtare, ku Kastrioti mori 3 pikë të rëndësishme, teksa shpreson për mbijetesë.

Por 11-metërshi u kundërshtua shumë nga Tirana, por gjithçka ishte e kotë.

Në fund kryeqytetasit dolën pa pikë nga stadium, por trajneri Mema shkoi te arbitri për t’i komunikuar diçka.

Ai nuk u lejua nga policia, teksa pati edhe një shtyrje ndaj tij. /k.k/noa.al/

Incidente në Fushë-Krujë on Vidnews.