Transmetuar më 18-03-2019, 23:16

Kur mbeten edhe pak ditë nga ndeshja Shqipëri-Turqi, e vlefshme për Euroianin 2020, klima brenda kampit kuqezi nuk duket e mirë.

Dëmtimeve e shumta dhe përjashtimit të portierit Thomas Strakosha për shkak të shtyrjes së fluturimit për në Tiranë, i shtohet edhe një tjetër problem.

Anësori i majtë Ermir Lenjani, nuk i është përgjigjur ftesës së teknikut italian duke thënë se nuk do të rikthehet më në Kombëtare për sa kohë stoli kuqezi të drejtohet nga Christian Panucci.

I ndodhur në këto kushte, Panucci ka hedhur sytë nga Kategoria Superiore dhe ka veçuar prej aty emrin e Lorenc Trashit, të cilit i ka bërë ftesë për t’u bashkuar me Kombëtaren në prag të sfidave përballë Turqisë dhe Andorrës.

Ky i fundit prej dy sezonesh ofron paraqitje mjaft të mira me klubin e Partizanit, ndërsa tashmë ka ardhur momenti që të dëshmojë edhe para Panuccit, se e meriton një vend në kombëtare./a.k/noa.al/