Transmetuar më 19-03-2019, 09:22

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video, me anë të së cilës thotë se pak ditë më parë pati kënaqësinë të ritakohej në Baku të Azerbajxhanit, me futbollistin e kombëtares shqiptare, Ansi Agolli.

Meta thotë se ndryshe nga herët e tjera, ai ishte shumë i emocionuar pasi ishin ditët e fundit të tij, pas 10 vitesh kontribut, si titullar i ekipit më të mirë të Azerbajxhanit, Karabagut.

“Jo vetëm unë, por cilido që në Baku është prezantuar si shqiptar, jam i bindur se ka dëgjuar fjalët më të mira për Ansi Agollin, i cili ka qenë edhe ambasadori ynë më i mirë atje”, shkruan Meta.

Duke i uruar Ansit suksese të mëtejshme në karrierën e tij të shkëlqyer sportive, Presidenti ndan disa momente të lamtumirës së tij me ekipin kampion dhe fansat e tij. /a.y/noa.al