Transmetuar më 19-03-2019, 22:31

Menaxheri i VIP-ave Jurgen Kurti u ekzekutua mbrëmë teksa po kthehej në shtëpi, në hyrje të pallatit ku jetonte.

Dyshohet se vrasësit që udhëtonin me një automjet tip Benz kanë ndjekur dhe kanë pritur sapo i riu ka parkuar makinën.

Autorët, që dyshohet e kanë qëlluar 23 herë me pistoletë, ndërsa 10 plumba e kanë prekur Kurtin në trup, duke e lënë të vdekur.

Gazetarja Klodjana Lala e ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 tha se për ngjarjen e djeshme janë 10 persona të shoqëruar, por deri më tani ngjarja nuk është zbardhur ende.

Sipas saj, janë dy pistat kryesore ku po heton policia, ajo e hakmarrjes dhe jeta që Jurgeni bënte.