Transmetuar më 20-03-2019, 18:27

Biznesmeni Ferdinand Polia, u gjet i vrarë pasi u qëllua me një breshëri plumbash në një atentat të pastër që ndodhi sot pasdite.

Policia në vendngjarje thotë se u gjetën gëzhojat e 20 fishekëve të plumbave të hedhur në drejtim të të ndjerit.

Sakaq, sikundër shihni videon më poshtë, është gjetur tek Ura e Mesit, Postribë, një motor i cili dyshohet se i përkiste autorëve të atentatit, të cilët e kanë braktisur duke u larguar në drejtim të paditur.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Grudë, Njësia Administrative Rrethina në Shkodër, raporton noa.al.

Motori u gjet i braktisur dhe i djegur, te vendi i quajtur Ura e Mesit që shihni në foto.

Policia mendon se djegia e motorit është bërë për të zhdukur gjurmë të mundshme të vrasësve.

Viktima ishte në makinë kur u bë viktimë i atentatit. Bashkë me të gjendej edhe një person i dytë, pronar i një servisi automjetesh në Shkodër. Ai nuk ka marrë lëndime në këtë ngjarje.

Personi i mbijetuar dërgoi me shpejtësi në spitalin e Shkodrës, të plagosurin, por Nard Polia nuk arriti t’i shpëtojë vdekjes. /noa.al/