Transmetuar më 20-03-2019, 19:19

Një autobus është marrë peng dhe më pas i është vënë flaka në Milano të Italisë, nga një 47-vjeçar me origjinë senegaleze, i identifikuar si Ousseynou Sy.

Në automjet ndodheshin edhe disa studentë të cilët janë kërcënuar me jetë nga 47-vjeçari.

Për fat të mirë ata janë shpëtuar në kohë dhe nuk kanë pësuar asnjë lëndim, ndësa autori është arrestuar.

“Dua t’i jap fund, vdekjet në Mesdhe duhet të ndalen. Nuk shpëtoni të gjallë”, u ka thënë ai studentëve.

Burri me dokumente italiane që prej vitit 2004 rezulton të jetë një person me precedentë penalë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dhunë seksuale. /k.k/noa.al/