Transmetuar më 20-03-2019, 20:02

Një përplasje me armë si nëpër filma ka ndodhur mes forcave të policisë dhe një hajduti, në Las Vegas.

Pamjet e publikuara nga Daily Mail janë vërtetë shokuese, kur një grabitës i armatosur përpiqet t’i arratiset policisë me një Mercedes luksoz, përpara se të vritet gjatë një shkëmbimi zjarri.

Ai është identifikuar si 49-vjeçari Michael Charles Cohen, i cili më herët kishte vjedhur arkën me para në një sallë lojërash fati.

Katër oficerë policie shkuan me shpejtësi pranë vendit të ngjarjes, ndërsa hajduti hapi zjarri ndaj tyre, duke goditur një oficer në gjoks, por fal antiplumbit, nuk pati pasoja të rënda

“Ngjarja mund të ishte shumë tragjike për oficerët tanë, si dhe qytetarët brenda komunitetit tonë, ose për atë zonjë që ishte në makinë”, shpjegoi Charles Hank, ndihmës Sherif, në një konferencë shtypi.

Policia lokale bëri me dije se Cohen u vra me plumb në kokë. /k.k/noa.al/