Seks me vajzën e re, 74-vjeçari gjen vdekjen në motel
Transmetuar më 26-03-2019, 08:20

Një burrë i moshuar rreth 74 vjeç, ndërroi jetë në një motel, pasditen e kësaj të diele.

Ngjarja ndodhi në Gjilan të Kosovës. Mësohet se viktima me inicialet A.H., nga Vitia përdori viagra për të stimuluar performancën seksuale.

Por në dalje të motelit, ai humbi ndjenjat në parkingun e hotelit.

Kështu e reja më pak se 30 vjeçe, njoftoi policinë dhe ndihmën e shpejtë, por pa rezultat.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që policia ka marrë në pyetje edhe të renë. /a.y/noa.al