Rrëzohet një avion, katër të vdekur në Maqedoninë e Veriut
Transmetuar më 02-04-2019, 21:05

Katër persona kanë humbur jetën pas rrezimit të një avioni ditën e sotme në Maqedoni.

Avioni i vogël, i tipit “Cesna PN210N”, ka rënë në lokalitetin e malit “Koka e Selanikut” në malet e Jakupicës.

Sipas njoftimeve të para, me këtë avion po udhëtonte një familje, anëtarët e së cilës kanë humbur jetën.

Bëhet fjalë për një cift bashkëshortësh me dy fëmijë. Aeroplani ka qenë me regjistrim gjerman dhe po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes.

Mbetjet e tij janë gjetur në malet e Jakupicës, ndërsa moti i keq dyshohet se ka shkaktuar tragjedinë. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...