8 sinjale që tregojnë se lidhja juaj do zgjasë përgjithmonë
Transmetuar më 05-04-2019, 12:27

Argëtoheni bashkë- Argëtimi në çift ndodh vetëm kur dy partnerë ndihen rehat me njëri tjetrin. Nëse argëtoheni bashkë, kjo do të thotë se nuk keni asgjë për të fshehur, kështu që lidhja juaj është e destinuar që të zgjasë përgjithmonë.

Mbështesni njeri-tjetrin- Që të gjitha lidhjet përballen me probleme dhe vështirësi. Por, vetëm çiftet që mbështesin njeri-tjetrin arrijnë të kalojnë problemet dhe të jenë jetëgjatë. Kjo gjë vlen për mbështetje profesionale, financiare etj.

Keni miq të përbashkët– Studime të fundit tregojnë se nëse partneri/ja ndihet rehat me miqtë e tu, lidhja juaj është më e fortë.

Putheni shpesh– Puthja është karakteristika e një lidhjeje romantike. Me kalimin e kohës, rëndësia e puthjes rritet në mënyrë të ndjeshme. Ky detaj do të thotë shumë, pasi studime të ndryshme kanë zbuluar se sa më shumë të puthet një çift, aq më të kënaqur janë nga lidhja e tyre.

Qeshin bashkë– Të qeshurit është diçka e rëndësishme për një lidhje. Mundëson forcimin e dashurisë dhe zhvillon ndjenjat mes jush. Ndër të tjera zhdukin tensionin, depresionin, ankthin dhe probleme të tjera.

Respektoni njeri-tjetrin– Në mënyrë që një lidhje të zgjasë, partnerët duhet të respektojnë njeri-tjetrin, idetë, punën dhe mendimet, shkruan noa.al. Pa respekt, lidhja nuk funksionin.

Jeni mirënjohës– Nëse jeni mirënjohës për personin që keni pranë, thojeni.

Flini të përqafuar- Studime të ndryshme kanë treguar se çiftet që flenë të përqafuar, ka më shumë mundësi që të jenë të lumtur në raport me ata që flenë të ndarë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...