Loading...
Përse paguajmë 10 euro sa herë dalim nga Aeroporti i Tiranës?
Transmetuar më 12-04-2019, 19:27

Ndërsa nga qeveria po bëhet shumë zhurmë për taksën 3 euro që sipas saj vjel aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, dy elementë janë të rëndësishëm për tu evidentuar.

Së pari kjo taksë e aprovuar nga shteti shqiptar është jo 3 por 4 euro ku afro një e treta vilet nga Aviacioni Civil Shqiptar.

E ajo që është dhe më e rëndësishme por askush nga qeveria nuk flet, madje as zv kryeministri Erion Braçe, është fakti se ne paguajmë çdo herë që presim bileta për të udhëtuar jashtë vendit nga Rinasi, jo më pak se 1250 lekë të reja.

Kjo sepse çdo pasagjer që udhëton në aeroportin e Rinasit paguan një taksë kufiri me vlerë 10 euro, tarifë kjo e vendosur nga qeveria dhe që ende dhe sot zbatohet në aeroport.

Taksa e kalimit të kufirit nuk paguhet në asnjë pikë tjetër kufitare përveç asaj të Rinasit.

Ndaj dhe në çdo biletë që paguajmë, automatikisht kompanitë e fluturimit llogaritin në çmimin e saj edhe këtë taksë.

Nga e gjithë shuma që vilet, koncesionari i Rinasit arkëton 5% të saj si agjent tatimor që e mbledh tarifën.

Ka ardhur koha që qeveria ta heqë këtë taksë, nëse e ka seriozisht merakun për biletat e shtrenjta që paguajnë shqiptarët. /noa.al/

Loading...
Loading...