Loading...
Fëmija 9 vjeç, masakrohet për vdekje nga qeni i miqve të familjes
Transmetuar më 15-04-2019, 11:56

Duhet të ishte një kamping i këndshëm, por u transformua në një tragjedi të vërtetë.

Një fëmijë 9-vjeçar, i cili ndodhej për pushime me të ëmën, u masakrua deri në vdekje nga qeni i disa miqve të familjes.

Kafsha u izolua nga policia pas ngjarjes, ndërkohë që nën hetim është vënë edhe një mikeshë e nënës së fëmijës.

Vogëlushi Frankie Macritchie, ishte për pushime me të ëmën Tawnee Willis në Plymouth, Angli, ndërsa ndodhej i vetëm brenda çadrës së kampingut bashkë me qenin e miqve të së ëmës, teksa të tjerët ndodheshin për shëtitje në Tencreek Holiday Park.

Befas nëna e Frankie dhe miqtë e saj dëgjuan ulërimat e fëmijës, duke bërë që të kthehen mbrapsht nxitimthi, shkruan noa.al.

Fëmija u gjet i larë në gjak nga kafshimet e qenit, ku pavarësisht dërgimit në spital, gjeti vdekjen. Lidhur me rrethanat e ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të shtunë, e zonja e qenit po merret në pyetje. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...