Loading...
Duka prezanton nesër trajnerin e ri të Kombëtares, dalin detaje të tjera Reja-FSHF
Transmetuar më 16-04-2019, 16:05

Trajneri i ri i Kombëtares do të jetë Edi Reja. Ai do të shoqërohet nga Armand Duka në konferencën e lajmëruar për mediat në orën 15:00. Reja, me një CV të pasur në Itali, do të zëvendësojë në stolin e kombëtares sonë, Kristian Panuçin.

Ai është përzgjedhur nga një mori emrash që qarkulluan si pasardhës të Panuçit. Edi Reja numëron në karrirën e tij pankina si Lacio, Napoli, Kaljari, Bolonja apo Torino.

Si gjithnjë detajet bëjnë diferencën, aq më tepër në një tratative të tillë e cila ka nisur fill pas humbjes kundër Turqisë. Të bindje Edy Rejan nuk ishte aspak e lehtë, aq më tepër që tekniku 73-vjeçar kishte 3 vite që nuk pranonte asnjë ofertë.

Ajo që të bën përshtypje në këto negociata ka të bëjë me ofertën e parë të FSHF-ës. Armand Duka i ofrojë ish trajnerit të Napolit, Lazios etj, një kontratë 2 vjeçare, por Reja e refuzoi këtë duke pranuar të jetë në “provë” deri fund të këtij viti, një periudhë e mjaftueshme që të dy palët të kuptojnë nëse do të vazhdojnë edhe më tej.

Pra kualifikueset “Euro2020” janë një provë për Edy Rejan, nëse rezultatet janë të kënaqshme, të dy palët mund të rinovojnë qetësisht kontratën.

Italiani ka zgjedhur dhe stafin e tij, Alesando Calori do të jetë ndihmësi i tij por më parë duhet të zgjidh kontratën me Ternanan, një tjetër detaj që ka shtyrë këtë prezantim që ishte programuar për këtë të martë.

Ndryshe nga Panucci, Reja pritet të përfitojë 25 mijë euro në muaj, këtu nuk përfshihet paga për pjesën tjetër të stafit të tij. Gjithashtu në rast kualifikimi për në Europian do të këtë dhe një premio prej 200 mijë euro.

Në pritje që FSHF dhe Reja të bëjnë zyrtare arritjen e marrëveshjes, Reja ka nisur menjëherë punën teksa sipas mediave italiane ishte i pranishëm të hënën në mbrëmje në stadiumin “Atleti Azzurri” ku ndoqi live sfidën Atalanta-Empoli, një mundësi për të parë nga pranë Frederik Veselin pasi Berisha dhe Gjimshiti ngrohën stolin.

22 skuadrat që ka drejtuar Edy Reja si trajner:

1979-1980  Molinella

1980-1981  Monselice

1981-1982   Pordenone

1982-1983 Monselice

1983-1984  Pro Gorizia

1984-1985  Treviso

1985-1986 Mestre

1986-1987  Varese

1987-1989 Pescara Të rinjtë

1989-1990 Pescara

1990-1992 Cosenza

1992-1993 Verona

1993-1994 Bologna

1994-1995 Lecce

1996-1997 Breschia

1997-1998  Torino

1998-2001 Vicenza

2001-2002  Genoa

2003         Catania

2003-2004  Cagliari

2005-2009  Napoli

2009-2010  Hajduk Split

2010-2012   Lazio

2014       Lazio

2015-2016   Atalanta

Loading...
Loading...