Loading...
Aktori i humorit vdes në skenë, publiku qesh, duke e menduar si rol
Transmetuar më 17-04-2019, 09:41

Një ironi e hidhur e fatit për një aktor humori, i cili gjeti vdekjen në skenë mes të qeshurave të publikut, të cilët menduan se bëhej fjalë për një rol.

Vetën pak minuta më parë, aktori dhe shoqmani britanik me origjinë italiane, Ian Cognito, kishte bërë një batutë sikur ndihej keq, por publiku e mori çdo gjë me të qeshur, duke e menduar si pjesë të rolit, madje e duartrokiti.

Ngjarja e rëndë ndodhi fundjavën e lënë pas në “The Attic” në jug të Anglisë.

Ian Cognito, i njohur si Paul Barbieri, ishte 60 vjeç dhe ishte shumë i njohur në Britaninë e Madhe si komik.

Gjatë spektaklit Ian Cognito kishte bërë këtë batutë, “E imagjinoni sikur të ndihen keq dhe pastaj të zgjohem duke folur gjuhë tjetër. Imagjinoni sikur të më ndodhte mua para jush”.

Teksa kishin kaluar vetëm pesë minuta nga këto fjalë, Ian u ul në një karrige dhe humbi ndjenjat, shkruan noa.al.

“Menduam se ishte shaka. Por kur u afrova dhe e preka, pashë që kishte diçka që nuk shkonte”, shpjegoi Andrew Bird, prezantuesi i mbrëmjes. Kështu u lajmërua me shpejtësi ambulanca, por pa rezultat. Dyshohet se aktori pësoi arrest kardiak. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...