Transmetuar më 17-04-2019, 17:18

Zv/ kryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe reagon lidhur me votimin e bërë në parlamentin holandez për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Ai deklaron se nuk ka betejë të Holandës kundër shqiptarëve, por betejë të Lulzim Bashës kundër shqiptarëve. Ai thotë se vizat nuk do të rikthehen për shqiptarët.

Braçe shprehet se kërcënimet e Bashës se do të ketë të tjerë vende që do të marrin të njëjtin vendim dëshmon ecejaket e tij në zyrat politike të partive të ekstremit të djathtë e deri raciste, janë beteja e tij e përditshme kundër shqiptarëve.

“Nuk ka betejë të Hollands kundër shqiptarve. Ka betejë të Lulzim Bashës kundër shqiptarëve! Pas qëndrimit dje të Qeverisë së Hollandës, pas qëndrimit sot të Delegacionit të KE në Tiranë, pas qëndrimit sot të Komisionit Evropian, #TëGjithë bashkë: #Nuk rikthehen vizat për shqiptarët”, shkruan Braçe.

Më tej ai shton se kjo “Dëshmon në mënyrë të qarte se: Ka një betejë kriminale të Lulzim Bashës kundër shqiptarëve! Kërcënimet e sotme të Lulzim Bashës dhe gojtarëve të tij se, do të ketë të tjerë parlamente që do marrin të njëjtin vendim, dëshmojnë se ecejaket e Lulzim Bashës nëpër zyrat politike të partive të ekstremit të djathtë e deri raciste, janë beteja e tij e përditshme kundër shqiptarëve. I dëshpëruar për mbështetësit që pakësohen duke i lënë rretherrotull veç një grusht keqbëresish të dhunshem. I tmerruar që qytetaria masive e Tiranës dhe çdo qyteti tjetër të madh apo të vogël nuk e mbështet, nuk e ndjek por e përçmon”.

Sipas Braçes Basha mendon se do i marrë me vete shqiptarët duke ju hequr të drejta apo cënuar në ekonominë e tyre, duke bërë të pakënaqur duke ju treguar me dorë qeverinë!

“Më kriminal se kaq nuk mund të ketë! As që e diskutoj që qeveria ka problemet e saja në administrim e shërbim ndaj qytetarëve; Me to po merremi dhe fortë madje, duke pastruar dhe modernizuar, Shërbyer! Por, në këtë rast është Lulzim Basha, vetëm dhe kriminal kundër shqiptarëve! Askush tjetër! “, tha Braçe./b.l/noa.al/