Banorët e një zone në Korenë e Jugut janë sulmuar keq me thikë nga një komshi pasi ky i fundit i vuri flakën banesës së vet.
Sapo konstatuan ngjarjen ata nxituan të largohen për të shpëtuar nga flakët por hasën në një tjetër vështirësi.
30 persona të tjerë u plagosën gjatë incidentit të jug të vendit. Sulmuesi i paidentifikuar u arrestua nga policia dhe pranoi krimin.
Nuk dihet ende motivi që çoi 42-vjeçarin në ndërmarrjen e këtij sulmi, megjithatë policia tha se mund të ketë ndodhur për shkak të pagave të prapambetura.
Fillimisht i dyshuari i vuri flakën banesës të tij, që ndodhej në katin e katërt të një blloku apartamentesh rreth orës 04:25 të së mërkurës.
Më pas shkoi në katin e dytë dhe sulmoi me thikë banorët që dilnin në korridore për t’i shpëtuar flakëve. /k.k/noa.al/