Transmetuar më 18-04-2019, 14:10

Në mbledhjen e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu dha mandatet e deputetëve, katër kandidatëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kështu KQZ i dha mandatin Eugen Bojaxhiut, kandidat i LSI Berat, Andi Përmetit, kandidat i PD Korçë, Erion Picirit, kandidat i PD Tiranë dhe Fatjona Dhimitrit, kandidate e PD Gjirokastër.

Katër deputetët e rinj, pritet të bëjnë betimin në seancën e radhës parlamentare.

Sakaq në seancën e sotme, kryeparlamentari Gramoz Ruçi informoi se Rudina Hajdari do të jetë në krye të deputetëve të Partisë Demokratike.

Ndërkohë deputetët që kanë hyrë në Kuvend nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të drejtohen nga Nimet Musai.

Kujtojmë se kundër vendimit për djegien e mandateve dolën Lefter Koka i LSI, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi të PD.

Sakaq nga radhët e LSI janë betuar si deputet të rinj në Parlament, Ylli Shehu, Aurora Mara, Enver Roshi, Edmond Rrushi, Ediola Braha, Edlira Hyseni, Elda Hoti, Ralf Gjoni, Nimet Musaj, Enada Kociraj dhe Amra Borova.

Ndërsa nga radhët e PD janë betuar Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Arben Elezi, Adriatik Alimadhi, Korab Lita, Halit Jakimi dhe Arlind Çaçani. /a.y/noa.al