Loading...
Raporti/ Këto janë 10 shtetet më të sigurta për gazetarët
Transmetuar më 18-04-2019, 18:18

Reporterët pa Kufij është organizata jo qeveritare më e madhja në botë e specializuar në mbrojtjen e lirisë së mediave, të cilën e cilësojnë si të drejtë elementare të njeriut për t’u informuar dhe për t’i informuar të tjerët.

Raporti e renditi Shqipërinë në vendin e 82 nga 180 vende. Por kush janë vendet ku liria e medias shkëlqen dhe gazetarët janë më të sigurt? E para në listë është Norvegjia, më pas vejn Finlanda e Suedia.

Ndwrsa Shqipëria vjet ishte në vendin e 75-të, ndërsa sivjet u radhit në vendin e 82-të, duke shënuar një rënie prej 7 vendesh.

Në raport thuhet se “sulmet mbi mediet, qoftë nga qeveria apo krimi i organizuar, arritën shkallë të pashembullt në vitin 2018.

Gazetarët ishin cak i fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe përndjekjeve ligjore, me qëllim të frikësimit dhe pengimit të hetimit të korrupsionit. Politikanët e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i cilësuan ata si ‘kazan’ dhe ‘prodhues të lajmeve të rreme’.

Kryeministri propozoi një ligj të projektuar për të përforcuar kontrollin e shtetit mbi mediet elektronike dhe, sipas kritikëve, të kufizojë qasjen në lajme dhe informacione”.

Raporti përmend një studim të përbashkët të "Gazetarëve pa kufij" dhe BIRN-it i publikuar në muajin mars të vitit të kaluar, i cili ka gjetur shumë probleme në mediet shqiptare./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...