Loading...
Nxënësit zbulojnë një monedhë ari 1600 vjeçare, e vetmja e këtij lloji
Transmetuar më 18-04-2019, 21:26

Një monedhë e rrallë e arit, e cila i përket kohës Bizantine, është gjetur nga një grup i nxënësve që jetojnë në pjesën veriore të Izraelit.

Monedha, e cila u zbulua në muajin shkurt, është e vetmja e llojit të vetë, thonë ekspertët.

Katër nxënësit e klasës së 9të nga shkolla Haemeq Hamaaravi në Kibbutz të Izraelit, kanë zbuluar një monedhë të rrallë.

Nxënësit Ido Kadosh, Ofir Sigal, Dotan Miller dhe Harel Grin, kuptuan që ata kanë gjetur diçka të pazakontë dhe e raportuan atë në orën e gjeografisë dhe historisë tek mësuesja e tyre, Zohar Porshyan, e cila më pas kontaktoi Autoritetin Izraelit të Antikitetit.

“Monedha e gjetur i përket kohës së perandorit Theodosius II të Konstandinopolit (sot Stambolli) rreth viteve 420-423 para lindjes së Krishtit, tha Dr.Gabriela Bijovsky, eksperte e monedhave antike.

“Gjëra të ngjashme janë gjetur edhe në pjesën lindore të Perandorisë Bizantine, por kjo është e vetmja e këtij lloji që është gjetur në Izrael. Njëra anë shfaqë imazhin e perandorit dhe ana tjetër imazhi i Perëndeshës së Fitores e cila mban një kryq në dorë”, tha Bijovsky.

Për gjetjen e tyre, nxënësit u dekoruan me certifikata të qytetarisë së mirë. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...