Loading...
Pa pullë fiskale, sekuestrohen 1000 koli me cigare kontrabandë
Transmetuar më 20-04-2019, 09:23

Janë sekuestruar 1000 koli me cigare të kontrabanduara në Doganën e Durrësit. Gjatë kontrollit në kontenierin me cigare, drejtoria e hetimit doganor u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskalë.

Paketat me cigare nuk rezultonin si markë cigaresh ndërkombëtare të regjistruara dhe e të mbrojtura.

Në 1000 kolitë e sekuestruara me cigare u gjetën 50 steka, me 10 paketa, me 20 fije, gjithsej 10.000.000 fije cigare.

Drejtoria e Hetimit Doganor në Drejtori të Përgjithshme te Doganave, ushtroi kontroll në kontenierin me cigare, ku gjatë kontrollit u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale. Keto paketa me cigare nuk rezultojne si markë cigaresh ndërkombëtare e regjistruar dhe e mbrojtur.

Drejtoria e hetimit doganor referoi rastin ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles se Pare Durrës, për veprën penale "Kontrabanda me mallra qe paguajnë akcize ose me pezullim te plote apo te pjesshëm nga detyrimet doganore ose te akcizës".

Loading...
Loading...