Loading...
Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllat, disa zona pa energji elektrike
Transmetuar më 20-04-2019, 10:24

Një aksident rrugor ka ndodhur pas mesnatës në aksin rrgor Fushë-Krujë-Milot.

Mësohet se një automjet tip Mercedes Benz me targë DR 1559 ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Nga përplasja e automjetit janë rrëzuar dy shtylla elektrike, ku si pasojë e rrëzimit të tyre një pjesë e zonës ka mbetur pa energji elektrike.

Burime nga policia bëjnë me dije se ndonëse makina është dëmtuar shumë pasi aksidenti ka qenë i fortë, asnjë person nuk është paraqitur në spital.

Po sipas tyre, dyshohet se personat që udhëtonin në të mund të kenë shkuar direkt në spitalin ushtarak Tiranë. Kjo mbetet për t’u verifikuar në orët në vijim.

Policia në vendngjarje po punon për identifikimin e pronarit të mjetit në mënyrë që të hidhet dritë mbi aksidentin enigmatik./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...