Loading...
Presidenti Meta foto pas dasme, ja ku po e kalon fundjavën
Transmetuar më 20-04-2019, 12:07

Presidenti Ilir Meta, ka qenë ditën e djeshme në një dasmë në Strugë. Këtë gjë e ka njoftuar vetë ai përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale, ku shprehet se një kafe buzë liqenit të Strugës të jep energji pozitive.

“Përshëndetje miq nga Struga! Pas një mbrëmje të mrekullueshme në dasmën e Borës, vajzës së Arianitit dhe Elvadinës, një kafe buzë liqenit të jep vetëm energji pozitive”-shkruan ai.

Presidenti i vendit nuk ka ngurruar edhe herë të tjera të përshëndesë qytetarët gjatë vizitave të kryera në viset ku jetojnë shqiptarët si në Kosovë, Maqedoni e Veriut apo edhe në Mal të Zi./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...