Transmetuar më 20-04-2019, 17:53

Një shqiptar në Itali qëllon me thikë pronarin e një lokali duke e lënë të plagosur.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Torino në rrugën “Giulio Cesare”.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari 32-vjeçar ka rënë në pranga, pasi dyshohet se goditi me thikë pronarin e një lokali në kraharor dhe në shpatull.

Pas arrestimit, policia vendase ka zhvilluar kontroll në shtëpinë e shqiptarit ku u gjetën mbi 130 objekte të çmuara, të cilat dyshohet se janë të vjedhura, si dhe 2800 euro.

Mësohet se sherri mes shqiptarit dhe pronarit të lokalit kishte nisur që më 4 prill të këtij viti.

Dyshohet se 32-vjeçari shqiptar kishte ngacmuar shokun e pronarit të lokalit dhe pas grindjes mes tyre ishin shkaktuar dëme në bar.

Pas arrestimit shqiptari do të vihet përballë autoriteteve të drëjtësisë itaiane./a.k/noa.al/