Transmetuar më 20-04-2019, 18:20

Pllakat e fasadës së një pallati të ri në zonën e Tiranës së Re janë shkulur papritur duke u rrëzuar nga lartësia çak krijoi pasiguri te banorët dhe kalimtarët.

Noa.al ju sjell pamjet e mëposhtme ku dallohet sesi janë rrëzuar nga katet e sipërme të pallatit, një mori pllakash që përbënin fasadën e objektit shumëkatësh.

Rënia e pllakave për fat të mirë nuk ka shkaktuar lëndim njerëzish. Por kalimtarë që gjendeshin aty thanë për noa.al se ajo që ndodhi ishte e frikshme dhe fakti që nuk u lëndua njeri ishte rastësi e mrekullueshme pasi zona ku ndodhet pallati, pranë Postës së Tiranës së Re është me lëvizje të vazhdueshme këmbësorësh dhe automjetesh.

Punonjës policie kanë shkuar atje, siç shihni foto në galeri dhe aktualisht kanë bllokuar kalimin e mjeteve dhe kanë reduktuar lëvizjen e njerëzve.

Ata janë të shqetësuar për dyshimin se fasada mund të vazhdojë të shpërbëhet me shkuljen e pllakave të tjera. /Noa.al/