Loading...
Mos e neglizhoni vaktin e mëngjesit, ata që nuk hanë rrezikojnë të…
Transmetuar më 20-04-2019, 23:18

Edhe pse shumica e kanë të vështirë të konsumojnë ushqim në mëngjes, ky vakt është mjaft i rëndësishëm për njeriun.

Studiuesit nga Universiteti Sao Paolo në Brazil studiuan 113 njerëz që pësuan sulme në zemër.

Ekipi zbuloi se 57 për qind e pjesëmarrësve anashkaluan mëngjesin të paktën tre herë në javë, 51 për qind hanin darkë vonë tri herë në javë dhe 41 për qind humbën mëngjesin dhe hëngrën darkën e tyre në mbrëmje.

Hulumtuesit gjithashtu zbuluan se ata që rregullisht e humbën vaktin e tyre në mëngjes dhe hëngrën dy orë para se të binin në gjumë, kishin katër deri pesë herë më shumë gjasa të vdisnin brenda një muaji nga sulmet në zemër, ose pësuan një sulm të përsëritur.

Sulmi në zemër ndodh kur furnizimi i gjakut në zemër papritmas bllokohet. Simptomat përfshijnë dhimbje gjoksi, gulçim, dhe ndjenja e dobët.

Sulmet në zemër zakonisht shkaktohen nga sëmundjet koronare, të cilat mund të shkaktohen nga pirja e duhanit, presioni i lartë i gjakut dhe diabeti.

Kështu që mos e neglizhoni vaktin e mëngjesit. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...