Loading...
7 vende që duhet të shmangni nëse po tentoni të kapërceni fundin e një dashurie
Transmetuar më 21-04-2019, 14:49

Nëse po mundoheni që të harroni një lidhje që sapo ka përfunduar, nuk këshillohet që ta ktheni kokën pas duke menduar për gjërat që keni kaluar bashkë. Pas përfundimit të një lidhje të rëndësishme, nëse vërtetë doni që të ecni përpara, ka disa gjëra që nuk duhet ti bëni dhe më poshtë ju rendisim shtatë vende ku nuk duhet të shkoni.

Vendin ku jeni njohur– Është vendi prej nga ka nisur gjithçka, kështu që do ju copëtohej zemra, për shkak të kujtimeve që keni.

Vendi ku jeni puthur për herë të parë– Puthja e parë është një prej gjërave që ka më shumë rëndësi në një lidhje. Është faza fillestare e intimitetit mes dy personave.

Vendi ku keni festuar përvjetorin e parë– Cilado lidhje që ka zgjatur më shumë se një vit, është e vështirë për tu kapërcyer.

Vendi juaj i preferuar– Ka gjithmonë një vend ku ju dhe partneri juaj keni pasur dëshirë që të shkoni bashkë. Pas ndarjes bëni mirë që ta shmangni, të paktën sa të merrni veten.

Dyqane argjendarie me çifte të lumtura– Nëse po projektonit një zyrtarizim lidhjeje, bëni mirë që ti shmangni këto dyqane pas ndarjes, shkruan noa.al.

Çdo vend ku ndodhet një mik/e i dashuruar– Ndoshta do të bënit mirë që për ca kohë të shkëputeshit nga personat e dashuruar, në mënyrë që të mos ndiheni keq.

Çdo vend, ku e dini se do e gjeni– Keni nevojë për të krijuar një hapësirë mes vetes dhe personit që ju ka thyer zemrën. Nëse doni që ta harroni dhe të kapërceni situatën, bëni mirë që të shmangni çdo vend ku e dini se do e gjeni. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...