Loading...
Bllokohen 5 persona në kanionet e Erzenit, kishin shkuar për ngjitje
Transmetuar më 21-04-2019, 18:05

Një grup prej 5 personash kanë mbetur të bllokuar sot prej të paktën 3 orësh në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit.

Në një telefonatë për “BalkanWeb” një nga personat e mbetur të bllokuar tha se së bashku me miqtë e tij kishin shkuar për ngjitje, kur njëri nga ata ndrydhi këmbën.

Urgjenca mjekësore dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërkohë ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Pritet ndërhyrja e zjarrfikëses.

Personi që ndrydhi kaviljen mësohet të jetë 42 vjeçari, Gazmend Bugalli, i cili raportohet të jetë në gjendje të rënduar.

“Po na mbaron bateria. Është e vështirë lëvizja me barrelë e të  sëmurit.”, u shpreh  në telefonatë, një nga anëtarët e grupit të mbetur të bllokuar.

Ai tha se po i mbarojnë edhe lëngjet e marra me vete, ndërsa kërkoi që të bëhet ndërhyrja nga ajri për faktin që është e vështirë lëvizja me barrelë e të sëmurit.

Loading...
Loading...