Loading...
Presidencialet në Maqedoni, kandidati shqiptar shkatërron shanset e 2 rivalëve kryesorë
Transmetuar më 21-04-2019, 23:30

REZULTATET NË PËRDITËSIM

Përditësimi i fundit: 22.04.2019 00:28

Kandidati shqiptar Blerim Reka ka marrë të paktën 10 për qind të votave në zgjedhjet e sotme presidenciale të Maqedonisë së Veriut.

Kjo ka bërë që dy rivalët kryesorë, Pendarovski i mbështetur nga kryeministri Zoran Zaev dhe Davkova e opozitës të shkojnë drejt balotazhit, pasi kanë numër gati të barabartë votash.

Sipas rezultateve të publikuara në faqen e KSHZ-së prej 99.60 për qind të votave të përpunuara, kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me 42,82 për qind, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42,25 për qind, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10,59 për qind.

E shprehur në vota të fituara, deri tani nga  votat e numëruara për Pendarovskin votuan 322.208 qytetarë, për Siljanovskën 317.866, ndërsa për Rekën 79.687 qytetarë.

Pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka qenë 42.03 për qind.

Pritet që më 5 maj 2019 të zhvillohet raundi i dytë i këtyre zgjedhjeve ku në balotazh do të jenë Pendarovski dhe Siljanovska Davkova.

REZULTATET LIVE

Loading...
Loading...