Loading...
Vetëm 3 vjet martesë, Adele ndahet. Nisin telashet miliardere të divorcit
Transmetuar më 22-04-2019, 00:42

Këngëtarja e famshme britanike tashmë është single. Ajo i ka dhënë fund martesës së saj 3-vjeçare me Simon Konecki por arsyet ende nuk janë të qarta.

Ata kanë rënë dakort që të ndahen por do të mbeten në marrëdhënie të mira për hir të djalit të tyre të vogël.

Këtë lajm e kanë konfirmuar përfaqësuesit e Adele të cilët kanë kërkuar privatësi për ish-çiftin duke mos pranuar të japin komente të tjera.

Adele dhe Simon janë njohur në vitin 2011 kur këngëtarja mbeti shtatzënë por lidhën kurorë në 2016-ën në një ceremoni të fshehtë.

Por tashmë mes çifit ka nisur lufta për pasurinë 145 milionë paundëshe ose mbi 200 miliardë lekësh të yllit të muzikës.

Simon dhe Adele, nuk kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore.

Loading...
Loading...