Loading...
Rrëfimi i Xhensilës se si ia nxin jetën Besi me një frazë acaruese
Transmetuar më 22-04-2019, 14:21

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku shumë herë janë pjesë e titujve rozë.

Së fundi, Xhensila ka qenë e ftuar në emisionin e Besit “BE Cofe”, ku rrëfeu shumë gjëra nga jeta bashkëshortore me aktorin.

Teksa Olsi dhe Erioni e pyetën Besin pse e kishte vonuar ardhjen e Xhensilës në emision, aktori iu përgjigj:

‘E dini ju sa më kushton mua një e ardhur e Xhensilës në televizion? Këpucët, fustani, varsja, manikyri, pedikyri. 1500 euro shpenzime”, duke shkaktuar shumë të qeshura tek publiku.

E ditën e djeshmë Xhensila ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një pjesë të shkëputur nga intervista.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmëndje ishte komenti i moderatorit të njohur Ermal Mamaqi i cili shkruante Xhensilës.

“Aman shyqyr që dole. Mezi po e prisnim ne të Xing-ut… besoj e morëm vizën tani”, ka shkruar me humor Ermali.

Kjo e fundit duket se ka pranuar për të qenë e ftuara e tij dhe kjo shihet edhe tek emoji që bën në koment.

Dhe, e pyetur nëse ka ndonjë gjë që e besdis tek Besi, Xhensila u shpreh se janë shumë gjëra që e besdisin dhe një ndër to është fakti që ai i shtyn gjërat për më vonë.

“Besi ka një fjalë që më nxihet jeta sa herë e përdor: 1 sek. Ai 1 sekondi zgjat 24 orë. 1 sekondë për gjithçka. Besi duhet t’i ndërrojmë vajzës pelenën: 1 sek. Kalon 1 orë, 2 orë, 3 orë, i vjen rradha pelenës tjetër, prapë: 1 sek. Duhet të ndërrojmë qumështin e vajzës ose Besi më duhet patjetër kjo gjë tani, ai prapë: 1 sek”, tregoi Xhensila.

Loading...
Loading...