Loading...
Thika dhe shkopinj bejsbolli, përleshje e dhunshme mes shqiptarësh në Itali
Transmetuar më 22-04-2019, 18:40
foto ilustruese

Disa shqiptarë janë përleshur me thika mbrëmjen e së premtes në Perugia.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një parkimi, ku dyshohet se gjithçka ka nisur për larje hesapesh.

Mediat italiane kanë shkruar se fillimisht kanë qenë dy vëllezër shqiptarë, emri i të cilëve nuk është bërë i ditur, që kanë goditur me shkop bejsbolli makinën e dy personave të tjerë, edhe këta shqiptarë.

Dy vëllezërit  kanë goditur vazhdimisht makinën me shkopin e bejsbollit, duke i thyer xhamat dhe më pas me forcë kanë nxjerrë dy personat nga makina.

Dy grupet janë përplasur me thika duke lënë njërin prej tyre të plagosur dhe të larë në gjak.

Pak minuta më vonë në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet lokale, të cilët kanë shtënë në ajër për të ndalur sherrin, ndërsa kanë arrestuar tre persona.

I plagosuri i cili kishte marrë plagë në krahë dhe kofshë u transportua në spital dhe nga salla e spitalit u shpall i arrestuar.

Ditën e sotme 4 shqiptarët dolën para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, teksa të gjithë janë lënë në arrest shtëpie. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...